Dorëzohet kërkesa për arrestin e Sali Berishës

SPAK dorëzon kërkesën në GJKKO për Sali Berishës, pas marrjes së autorizimit për heqjen e imunitetit nga Kuvendi. Prokurorët kërkojnë arrest shtepie për ish-kryeministrin Sali Berisha. Seanca për zëvendësimin e masës do të zhvillohet më 26 dhjetor, ora 10:00. Me 75 vota pro, Kuvendi zhveshi një ditë më parë Sali Berisha nga imuniteti, duke i […] The post Dorëzohet kërkesa për arrestin e Sali Berishës appeared first on Insajderi.

Dhj 22, 2023 - 14:57
 0  14
Dorëzohet kërkesa për arrestin e Sali Berishës

SPAK dorëzon kërkesën në GJKKO për Sali Berishës, pas marrjes së autorizimit për heqjen e imunitetit nga Kuvendi.

Prokurorët kërkojnë arrest shtepie për ish-kryeministrin Sali Berisha. Seanca për zëvendësimin e masës do të zhvillohet më 26 dhjetor, ora 10:00.

Me 75 vota pro, Kuvendi zhveshi një ditë më parë Sali Berisha nga imuniteti, duke i hapur rrugën arrestimit të tij.

Dy prokurorët e posacëm, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai, dorëzuan sot kërkesën për arrestimin e ish kryeministrit Berisha pranë gjyqtares së GJKKO, Irena Gjoka.

Ish-kryeministri Berisha është person në hetim në çështjen e procedurave të privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani, ku dyshohet se ka favorizuar me akte te ndryshme dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, një nga pronarët e atij trualli, i cili u mbush më pas me një grup pallatesh./abcnews.al

The post Dorëzohet kërkesa për arrestin e Sali Berishës appeared first on Insajderi.

Çfarë është Reagimi Juaj?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

Admin Developer, IT Admin