Ngritet aktakuzë ndaj personit që grabiti një biznes në Prizren, sulmoi me brisk punëtoren

Departamenti për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.L., i cili gjendet në paraburgim për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Grabitje”. Sipas aktakuzës, me datë 08.10.2023, rreth orës 14:00, në Prizren, saktësisht në zyrat e një operatori telefonik, me përdorim të […] The post Ngritet aktakuzë ndaj personit që grabiti një biznes në Prizren, sulmoi me brisk punëtoren appeared first on Insajderi.

Dhj 22, 2023 - 14:57
 0  14
Ngritet aktakuzë ndaj personit që grabiti një biznes në Prizren, sulmoi me brisk punëtoren

Departamenti për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.L., i cili gjendet në paraburgim për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Grabitje”.

Sipas aktakuzës, me datë 08.10.2023, rreth orës 14:00, në Prizren, saktësisht në zyrat e një operatori telefonik, me përdorim të forcës dhe kanosjes serioze për të sulmuar jetën apo trupin e personit tjetër, i dyshuari B.L. përvetëson pasurinë e luajtshme të të dëmtuarës “T.K.- Sh.A”, me qëllim që t’i sjellë vetes dobi pasurore të kundërligjshme.

Nw aktakuzw thuhet se i dyshuari “…sapo hyn brenda në objekt afrohet te punëtorja – e dëmtuara D.T. – të cilës i kërkon informata rreth ofertave. E dëmtuara, pasi i merr numrin e telefonit dhe derisa ishte duke i shpjeguar ofertat, në ato momente i pandehuri e nxjerr briskun dhe nën kërcënim të të njëjtit i hedhet mbi trup, me forcë i zgjat duart tek arka dhe duke e larguar të dëmtuarën nga tavolina e godet të njëjtën në fytyrë dhe qafë dhe i shkakton lëndime të lehta trupore, dhe nga arka arrin të marr një shumë të hollash, dhe largohet nga vendi i ngjarjes për në drejtim të panjohur, i cili në ikje e sipër e hedh në vend të panjohur briskun, mjet ky me të cilin e kishte kryer veprën penale”, thuhet në aktakuzë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

The post Ngritet aktakuzë ndaj personit që grabiti një biznes në Prizren, sulmoi me brisk punëtoren appeared first on Insajderi.

Çfarë është Reagimi Juaj?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

Admin Developer, IT Admin