Policia del me raport për arrestimin e të dyshuarit të katërt për vrasjen e Liridona Ademajt

Përmes raportit ditor, Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e personit të katërt në listën e të dyshuarve për vrasjen e Liridona Ademajt. “VRASJE E RËNDË- Rr. Dalip Alshiqi, Prishtinë / 29.11.2023 – 20:18. Lidhur me rastin, është identifikuar dhe arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në......

Dhj 10, 2023 - 11:10
Dhj 10, 2023 - 11:15
 0  71
Policia del me raport për arrestimin e të dyshuarit të katërt për vrasjen e Liridona Ademajt

Përmes raportit ditor, Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e personit të katërt në listën e të dyshuarve për vrasjen e Liridona Ademajt.

“VRASJE E RËNDË- Rr. Dalip Alshiqi, Prishtinë / 29.11.2023 – 20:18. Lidhur me rastin, është identifikuar dhe arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

Mediat raportuan se i arrestuari është Tomë Dodaj nga Gjakova.

Ai dyshohet se ua ka shitur armën Naim Murselit dhe dorasit Granit Plava.

Më 29 nëntor Liridona Ademaj u vra derisa po kthehej nga një restorant.

Për këtë rast janë arrestuar edhe tre persona tjerë, përfshirë bashkëshortin e saj që dyshohet të ketë qenë porositësi.

Çfarë është Reagimi Juaj?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

Admin Developer, IT Admin