Putini do që Mishustini ta mbajë pozitën e kryeministrit të Rusisë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, këtë të premte ka propozuar riemërimin e Mikhail Mishustin në pozitën e kryeministrit. Këtë e ka konfirmuar kryetari i parlamentit rus, Vyacheslav Volodin, që është shprehur se votimi pritet të bëhet gjatë ditës. “Presidenti Vladimir Vladimiroviq Putin ka dorëzuar në Duma propozimin për kandidaturën e Mikhail Vladimiroviq Misushtin për pozitën […]

Maj 10, 2024 - 14:14
 0  2
Putini do që Mishustini ta mbajë pozitën e kryeministrit të Rusisë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, këtë të premte ka propozuar riemërimin e Mikhail Mishustin në pozitën e kryeministrit.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i parlamentit rus, Vyacheslav Volodin, që është shprehur se votimi pritet të bëhet gjatë ditës.

“Presidenti Vladimir Vladimiroviq Putin ka dorëzuar në Duma propozimin për kandidaturën e Mikhail Vladimiroviq Misushtin për pozitën e kryetarit të qeverisë”, ka thënë Volodin, raporton “Deutsche Welle”.

“Sot deputetët do të marrin vendim të rëndësishëm në emër të zgjedhësve të tyre për këtë çështje”, ka vazhduar ai.

Se si do të votohet dihet, pasi që nuk ka asnjë anëtar të parlamentit rus do t’i del përpara dëshirës së Putinit.

Mishustini mban pozitën e kryeministrit të Rusisë nga viti 2020.

Çfarë është Reagimi Juaj?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

Admin Developer, IT Admin